MPB sërish thirrje qytetarëve: Ndryshoni në kohë lejet e vozitjeve, afati i fundit është më 31 dhjetor

nga D V

Shkup, 3 dhjetor – Ministria e Punëve të Brendshme i rikujton qytetarët se vlefshmëria e patentave të shoferit me emrin e vjetër të shtetit, sipas ndryshimit të ligjit për sigurinë në komunikacion, përfundon më 31 dhjetor 2024.

MPB u bën thirrje të gjithë qytetarëve që ende posedojnë patentë shoferi me emrin e vjetër kushtetues, ta ndryshojnë atë deri në përfundim të afatit, për të shmangur krijimin e tollovive të panevojshme.

Nga MPB gjithashtu njofton se të gjitha kapacitetet e ministrisë dhe sportelet e shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë dhe mund t’u shërbejnë qytetarëve për ndërrimin e patentave të shoferit brenda afatit të rregullt.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More