MSH: Po ndjekim gjendjen në Trubarevë, në koordinim me institucionet kompetente

nga Redaksia

Shkup, 13 shtator – Ministria e Shëndetësisë pasdite informoi se po e ndjek gjendjen me zjarrin në Trubarevë të Shkupit dhe se shërbimet e saj janë të përgatitura të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre.

“E informojmë opinionin publik se Ministria e Shëndetësisë po e ndjek nga afër gjendjen me zjarrin në Trubarevë të Shkupit. Jemi në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente. Shërbimet e Ministrisë janë të gatshme të veprojnë me kohë në kuadër të kompetencave të tyre, në varësi të zhvillimit të mëtejshëm të ngjarjeve”, bëri të ditur Ministria.

 Siç bëri të ditur Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), në zjarr janë pëfshirë objektet e “F-Gropacionit”, që merret me mbeturinat elektronike.

Zjarri, i cili shpërtheu pas orës 13 e shuajnë gjashtë automjete zjarrfikëse me mbi dhjetë zjarrfikës, automjete të specializuara, një aeroplan er-traktor të DMSH dhe dy helikopterë (nga MPB dhe ARM).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More