Mucunski e përshëndeti vendimin e SHBA-së për uljen e tarifave për produktet e Maqedonisë së Veriut

nga Redaksia

Shkup, 1 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot pasdite përmes rrjeteve sociale e përshëndeti vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ulje të dukshme të tarifave për produktet e Maqedonisë së Veriut – prej 33 në 15 për qind. 

Siç theksoi në publikimin, “ky hap përfaqëson nxitje të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe sinjal i qartë për ndërtimin e partneritet më ambicioz tregtar”. 

Ministri Mucunski, gjithashtu, theksoi se edhe pse bisedimet për marrëveshje gjithëpërfshirëse për liberalizimin e tarifave ende po vijojnë, “ky vendim është dëshmi konkrete për përkushtimin e përbashkët në hapjen e mundësive të reja për eksportuesit tanë, kompanitë dhe ekonominë në tërësi”. 

“Mbetemi plotësisht të përkushtuar në finalizimin e marrëveshjes e cila do t’i mënjanojë barrierat e tjera tregtare dhe do të krijojë përfitime afatgjate për të dyja ekonomitë. Jam i bindur se me këtë vendosen themelet për kapitull të ri në marrëdhëniet ekonomike Maqedoni e Veriut -SHBA”, porositi Mucunski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More