Nju-Jork, 25 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, i cili e shoqëron presidenten Gordana Siljanovska-Davkova në vizitën e punës në Nju-Jork, deklaroi se krahas aktiviteteve rrjedhëse në KB, qëndrimin në masë të madhe ia kushtoi edhe integrimeve evropiane dhe bashkëpunimit rajonal.
“Pata takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros, vend i cili prej janarit do ta marrë kryesimin me BE-në. Folëm për nevojën e një koordinimi të përforcuar rreth asaj që është interesi ynë përkatësisht fillimin përfundimtar të procesit të negociatave me BE-në, ndërkaq gjithashtu edhe për bashkëpunimin bilateral, potencialet që i kemi në turizëm, në tregti, në bashkëpunimin politik”, deklaroi Mucunski pas takimeve të djeshme në Nju-Jork.

Siç lajmëroi raportuesi i MIA-s, ai mori pjesë edhe në disa ngjarje lidhur me disa nisma rajonale, në mëngjesin e organizuar nga ministri italian i Punëve të Jashtme, Tajani, si dhe në drekën e organizuar nga Këshilli rajonal për bashkëpunim.
“Para së gjithash, i shfrytëzojmë mundësitë për afirmim të pozitave tona, për përhapje të asaj që për ne është me rëndësi si porosi politike në Nju-Jork”, theksoi ministri Mucusnki.
