Shkup, 17 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, i cili qëndron për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, ka pasur takim me maqedonasit në Litëlhampton, në tempullin kishtar “Shën Gjorgji”.
Mucunski në Fejsbuk publikoi se në fjalimin pata komunitetit maqedonas ka theksuar se ata janë një urë e gjallë mes dy shteteve.
“Së bashku ndërtojmë lidhje më të forta, së bashku kontribuojmë për një vend më të mirë. Puna e tyre e palodhur, sukseset dhe dashuria për atdheun e tyre janë frymëzim për të gjithë ne. Integrimi i tyre në shoqërinë britanike, aktivitetin shkencor, sektorin e biznesit dhe jetën kulturore është një provë e mëtejshme se identiteti maqedonas çmohet përtej kufijve të vendit tonë. I njoha ata me aktivitetet aktuale të Qeverisë dhe Ministrisë për të promovuar lidhjet me diasporën, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit kulturor, mbështetjen e të rinjve dhe krijimin e mundësive të reja për t’u lidhur me vendin e origjinës. Jam mirënjohës për angazhimin e tyre dhe theksova nevojën për të forcuar më tej komunikimin dhe bashkëpunimin”, deklaroi Mucunski në postimin në FB.
Ai dhe ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, dje në Londër kishin takim me nënsekertarin parlamentar shtetëror dhe ministër për Shërbime, Biznese të Vogla dhe Eksport në Ministrinë për Biznes dhe Tregti në Mbretërinë e Bashkuar, Gareth Tomas.
Fokusi i bisedimeve është vendosur në potencialet e bashkëpunimit ekonomik, si dhe në bashkëpunimin në fushën e investimeve, rritjen e shkëmbimit tregtar, potencialin për bashkëpunim në pjesën e projekteve infrastrukturore, si dhe në përmirësimin dhe modernizimin e kapaciteteve shëndetësore.
Mucusnki qëndron për vizitë treditore pune në Londër me ftesë të sekretarit shtetëror të Punëve të Jashtme, Komonvelthit dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Dejvid Lami,
Qëllimi i vizitës, siç thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Jashtme, është intensifikimi i marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe duke forcuar dialogun politik dhe duke thelluar bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, veçanërisht pas nënshkrimit të marrëveshjes së partneritetit të investimeve. Fokusi i bisedimeve do të jetë në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështjet kryesore rajonale, evropiane dhe globale.