Mucunski u takua me Eurokomisaren për zgjerim, Marta Kos

nga Xh M

Bruksel, 19 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pasditen e sotme, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Bruksel, realizoi një takim me eurokomisaren për Zgjerim, Marta Kos.

“Në takim u konfirmua përkushtimi i fuqishëm i shtetit ndaj rrugës eurointegruese, vazhdimësia në proceset reformuese, si dhe miratimi i ligjeve që janë pjesë përbërëse e këtij procesi. Biseda ishte e fokusuar edhe në sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, njoftoi MPJ lidhur me takimin.

Eurokomisaria Kos e ka shprehur mbështetjen e saj për rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka përshëndetur vazhdimësinë në reformat dhe fokusin e Qeverisë pas zgjedhjeve lokale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More