Shkup, 29 tetor – Këshilltari i zgjedhur i VLEN në Komunën e Çairit, Muhamed Murtezi, njofton se sot zhvilloi një takim të veçantë me një delegacion nga Republika e Turqisë, së bashku me deputeten Merita Koxhaxhiku, zëvendësministren e Transportit Kaltrina Zekolli Shaqiri dhe zëdhënësen e Qeverisë, Venera Azizi.
Në këtë takim miqësor, pjesë e të cilit ishin edhe deputetja turke Rukiye Toy dhe anëtarja e Këshillit Qendror Ekzekutiv të AK Partisë, Emine Çakır, u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në sfera të ndryshme: politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.
Murtezi theksoi rëndësinë e këtyre kontakteve për të sjellë përvojë, njohuri dhe projekte të reja për komunitetin lokal në Çair, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Komunës.
“Është privilegj dhe përgjegjësi që si këshilltar i VLEN-it në Çair të jem pjesë e këtyre bashkëbisedimeve që i japin komunitetit tonë një perspektivë më të gjerë zhvillimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar,” shkroi Murtezi në postimin e tij.
Ky takim nënvizon angazhimin e VLEN-it për bashkëpunim të qëndrueshëm dhe frytdhënës me vendet mike, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët e Komunës së Çairit.
https://www.facebook.com/share/p/17SpWEUbdf/
 
			        
 
			        