Mundësitë për fillimin dhe avancimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore prezantohen para biznesmenëve francezë

nga D. V.

Shkup, 22 shtator – Avancimi i bashkëpunimit ekonomik midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Francës ka qenë temë e diskutimit të sotëm në takimin në Shkup midis zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe ambasadorit francez, Kristof Le Rigoler.

Në takim, siç informojnë nga Ministria e Transportit, morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit të Republikës së Francës para të cilëve u prezantuan mundësitë për fillimin dhe avancimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore me rëndësi strategjike për vendin. 

Në takim u theksuan marrëdhëniet e mira dypalëshe midis dy vendeve, si dhe u shkëmbyen mendime dhe pikëpamje mbi çështjet politike dhe ekonomike në vend dhe në rajon.

Zëvendëskryeministri Nikolloski prezantoi planet zhvillimore të Qeverisë dhe projektet e planifikuara infrastrukturore, veçanërisht projektet që kanë rëndësi rajonale dhe kontribuojnë në zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të vendeve në rajon.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More