Murati: Kushtetuta jo rastësisht e parasheh edhe mundësinë e mandatarit të dytë për formim të qeverisë, në rast se dështon i pari

nga D. V.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se Kushtetuta e parasheh mundësinë e mandatarit të dytë për të formuar Qeverinë në rast se dështon i pari.

“Kushtetuta jo rastësisht e parasheh edhe mundësinë e mandatarit të dytë për formim të qeverisë, në rast se dështon i pari.  Madje mënyra se si është e shkruar Kushtetuta, pothuajse nuk jep hapësirë që të mos ketë mandatar të dytë. Pra vendi shkon në zgjedhje pa e tentuar herën e dytë, vetëm nëse asnjë subjekt nuk është i interesuar për tentativën e dytë. Sepse synimi është që të shfrytëzohet çdo mundësi për formim të qeverisë para se vendi të dërgohet përsëri në zgjedhje. Dhe ngjashëm sikurse mandatari i parë, edhe i dyti, sipas Kushtetutës i ka 15 ditë kohë për të siguruar shumicën e nevojshme”, ka shkruar Murati.

Ai ka nënvizuar se vendimi për mandatar të dytë është ne diskrecion të Presidentes.

“Vendimi për mandatar të dytë është në diskrecion të Presidentes, e cila mandaton personin që ka GJASAT MË TË MËDHA për të formuar qeverinë”, thuhet në shkrimin e Muratit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More