Musk i përgjigjet komenteve të Trumpit për kthimin në shtëpi, Afrikën e Jugut

nga D. V.

Elon Musk i ka quajtur komentet e presidentit amerikan Donald Trump për të si “shumë zhgënjyese”.

Grindja Musk-Trump u rindez për shkak të “Projektligjit të madh dhe të bukur” të presidentit, të cilin miliarderi i Tesla dhe SpaceX e sheh si një zgjerim të papranueshëm prej shumë trilionë dollarësh të borxhit federal.

Në anën tjetër, Musk promovoi formimin e një “partie amerikane” të re, transmeton Telegrafi.

Në një postim në Truth Social, Trump e sulmoi Musk për subvencionet që kompanitë e tij kanë marrë, veçanërisht për automjetet elektrike.

Trump tha se pa to, Musk “ndoshta do të duhej të mbyllte dyqanin dhe të kthehej në shtëpi në Afrikën e Jugut”.

Trump kishte thënë gjithashtu “do të duhet të shqyrtojmë” kur u pyet nëse do të merrte në konsideratë deportimin e Musk.

Duke iu përgjigjur vërejtjes së Trump, Musk shkroi në X: “Thjesht gabim. Shumë zhgënjyes”.

Musk u bë shtetas i natyralizuar amerikan më shumë se dy dekada më parë.

Ai ishte një nga mbështetësit më të shquar të fushatës zgjedhore presidenciale të Trump në vitin 2024, duke shpenzuar më shumë se 196 milionë dollarë për të mbështetur kandidaturën e tij.

Musk e përshkroi projektligjin si “vetëvrasje politike” dhe “krejtësisht të çmendur dhe shkatërrues”, duke shtuar në X: “Ai u jep lëmoshë industrive të së kaluarës, ndërsa dëmton rëndë industritë e së ardhmes”.

Paketa do të rriste tavanin e borxhit të SHBA-së me 5 trilionë dollarë, do të vendoste shkurtime të mëdha taksash dhe do të rriste shpenzimet për sigurinë dhe mbrojtjen kufitare.

Sipas Zyrës së Buxhetit të Kongresit, ajo do të shtonte 3.3 trilionë dollarë në deficitet fiskale të SHBA-së gjatë dekadës së ardhshme.

Projektligji gjithashtu zvogëlon sigurimin shëndetësor dhe subvencionet ushqimore për disa familje me të ardhura më të ulëta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More