Aksionerët e Tesla-s po votojnë për të miratuar një paketë pagese prej 56 miliardë dollarësh për Elon Musk dhe për të zhvendosur shtëpinë ligjore të prodhuesit të automjeteve elektrike në Teksas, ka njoftuar CEO i saj.
“Faleminderit për mbështetjen” tha Musk.
Siç raportohet, rezultati do të shpallet në një takim në selinë e Tesla-s në Teksas, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Por, thuhet se një kombinim i votave të investitorëve të mëdhenj institucionalë dhe votave të investitorëve me pakicë mori rezultatin ‘po’.
Guvernatori i Teksasit Greg Abbott e uroi Musk, duke thënë: “Mirë se erdhe në një shtet që nuk ka as tatim mbi të ardhurat personale dhe as të kompanive”.
Disa investitorë e panë votimin për pagën e Musk si një provë besimi në udhëheqjen e tij.
Ndërsa ai është padyshim forca shtytëse e Tesla-s dhe i atribuohet shumë suksesit të saj, kompania kohët e fundit ka parë ngadalësim të shitjeve dhe fitimeve.
Aksionet e Tesla-s kanë humbur gati 60% të vlerës nga viti 2021, kur Musk filloi të shesë miliarda dollarë të aksioneve të tij pjesërisht për të ndihmuar në financimin e blerjes së Twitter.
Ndryshe, Musk ka kërcënuar se do të ndërtojë produkte AI dhe robotike jashtë Tesla-s, nëse nuk arrin të fitojë vota të mjaftueshme.