Mynih, mbyllet sërish aeroporti! Shfaqen dronët e dyshimtë, kaos me fluturimet

nga L. M

Aeroporti i Mynihut në Gjermani u detyrua të ndalonte sërish operacionet për të dytën e ditë radhazi për shkak të dronëve të dyshimtë mbi hapësirën ajrore.

Pezullimet dhe anulimet e dhjetëra fluturimeve nisën të premten vonë në mbrëmje duke prekur mijëra pasagjerë që prisnin në terminale.

Ndalimi vijoi për disa orë për të vijuar normalisht mëngjesin e të shtunes, megjithatë autoritetet kanë njoftuar se vonesa do të ketë gjatë gjithë ditës.

Policia gjermane tha se kishte vendosur në dispozicion helikopterët, por nuk dha detaje se për sa apo çfarë dronësh bëhej fjalë.

Incidenti i cili ishte i ngjashëm me atë të një dite më parë ku mjete të dyshuara ajrore fluturuan mbi aeroport ka ngritur shqetësim dhe pikëpytje të mëdha edhe mbi punën dhe aftësinë e autoriteteve të vendit për të reaguar.

Qeveria gjermane ka njoftuar planet për një ndryshim në ligj, i cili do t’i lejojë ushtrisë të rrëzojë dronët nëse është e nevojshme por kjo nuk do të ndodhë deri javën e ardhshme.

Ngjarjet e përsëritura në Gjermani, pamjet e dronëve në Danimarkë dhe ndërhyrjet ajrore të profilit të lartë në Estoni dhe Poloni kanë rritur frikën se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës mund të shtrihet përtej kufijve të Evropës.

Moska ka mohuar çdo përfshirje të mundshme në këto incidente ndërsa edhe auropianët nuk kanë asnjë provë për prejardhjen e dronëve të dyshimtë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More