Ndalet përkohësisht qarkullimi i trotineteve elektrike në Shqipëri

nga L. M

Ministrja e Punëve të Brendshme e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka njoftuar të dielën për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të trotineteve elektrikë.

Pas takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, Koçiu ka deklaruar se përdorimi i trotineteve elektrike përbën shqetësim të shtuar për qytetarët dhe për këtë arsye do të ndalohet.

“Këto mjete përbëjnë rrezik për të miturit dhe të moshuarit që lëvizin në rrugë, por edhe vetë përdoruesit e tyre”, ka thënë ajo, raportoi A2CNN.

Ndërsa drejtori i policisë ka njoftuar se nga rastet e raportuara të aksidenteve me këto mjete, ka pasur prej tyre që kanë rezultuar edhe me fatalitet.

“Përdorimi i këtyre mjeteve shkakton rrezik imediat për sigurinë publike. Janë 991 raste të raportuara nga urgjenca për aksidente me këto mjete. Ka pasur edhe fatalitete mes këtyre rasteve”, është shprehur ai.

Ministrja theksoi se i ka kërkuar Policisë së Shtetit që të mos lejojnë qarkullimin e trotineteve elektrike në rrugë.

“Ne do të hartojnë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë. Do qartësojmë se cilat janë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat elektrike mund të përdoren dhe ku jo, si dhe kritere për moshën e përdorimit, masat mbrojtëse si kaska, ndriçimi apo shpejtësia e lejuar”, ka thënë ajo.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shtoi se duke filluar nga e hëna, Policia e Shtetit do të përfshihet në një operacion për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More