Ndalohet një 32-vjeçar nga Vinica, dyshohet për “tentim vrasje”

nga Xh M

Shkup, 12 gusht – Pas informacioneve operative të marra më parë, policia mbrëmë në orën 21:15 në Koçan ka ndaluar N.V.(32), nga Vinica, për shkak të dyshimit se më 7 gusht para një objekti ushqimor në Vinicë ka kryer veprën penale “tentim vrasje”, njoftojnë sot nga MPB.

“Në fakt, N.V. pas një grindjeje paraprake verbale, i ka shkaktuar katër plagë me thikë D.S. nga Vinica, pas së cilës ai është arratisur”, thonë nga MPB.

Prokurori publik kompetent është njoftuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, siç është theksuar, do të pasojë parashtresë përkatëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More