Ndryshimet ligjore në Arsim/ “Hera” kërkon nga presidentja Siljanovska Davkokva të mos i nënshkruaj dekretet

nga Xh M

Shkup, 5 prill – Platforma për Barazi Gjinore dhe Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi “Hera” kërkojnë nga presidentja Gordana Siljanovska Davkokva të mos i nënshkruaj dekretet për ndryshimet ligjore në arsim.

Sipas tyre, ndryshimet e miratuara së fundi në Ligjin për arsim dhe ligjin për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, në praktikë nënkuptojnë përjashtimin e edukimit shëndetësor, dhe masa sistematike për mbrojtjen nga dhuna dhe diskriminimi në shkolla.

“Këto ndryshime ligjore janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me të gjitha rekomandimet që shteti ka marrë gjatë dekadës së fundit nga organet e Kombeve të Bashkuara për respektimin e të drejtave të njeriut, me angazhimet e marra në kuadër të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, veçanërisht Objektivi numër 5 për promovimin e barazisë gjinore si dhe me legjislacionin kombëtar për mbrojtjen nga diskriminimi dhe Strategjitë Kombëtare të Zhvillimit Kombëtar që përballen me Strategjinë e Zhvillimit Kombëtar” thonë nga platforma Hera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More