Ndryshojnë rregullat për udhëtim në Europë, çka duhet të keni parasysh nga 12 tetori

nga Xh M

Bruksel, 29 shtator – Nga data 12 Tetor 2025 hyn në fuqi Entry/Exit System (EES), sistemi i ri digjital për regjistrimin e hyrjes dhe daljes në zonën e BE-së.

Ky rregull i ri vlen për të gjithë shtetasit që nuk janë pjesë e BE-së dhe udhëtojnë drejt Evropës.

Me EES nuk do të ketë më vula në pasaportë, pasi regjistrimi do të kryhet në mënyrë digjitale.

Për çdo udhëtar do të ruhen hyrjet dhe daljet, gjurmët e gishtërinjve si dhe fotografia personale.

Autoritetet apelojnë qytetarët që të jenë të informuar dhe të kenë parasysh këto ndryshime, pasi udhëtimet drejt Evropës nuk do të jenë më si më parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More