“Në 2027-ën Rama bëhet president me mandat 7-vjeçar, por me më shumë kompetenca”

nga D. V.

Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një parashikim për skenën politike shqiptare, ku sipas tij, në vitin 2027, Edi Rama mund të zgjidhet president i Shqipërisë me kompetenca të zgjeruara.

Vangjeli tha se Kushtetuta nuk është në harmoni dhe se duhet rihartuar edhe një herë.

“Kushtetuta duhet të hartohet edhe një herë, pasi ka shumë pika të paqarta. Për shembull, pushtetet nuk janë në harmoni, shtesa për drejtësinë nuk është në përputhje me tërësinë e saj.

Më tej, në 2027, diku nga maji ose qershori, mund të kemi zgjedhje për presidentin nga populli, me kompetenca më të rritura, dhe Edi Rama do të fillojë mandatin e tij të parë si president për 7 vjet”, tha Vangjeli “Trialog” RTSH,

Vangjeli rikujton një moment të rëndësishëm të historisë kushtetuese nën 1997-1998 kur vendi ishte gati të miratonte parlamentin me dy dhoma.

“Shumë pak njerëz e mbajnë mend që në 1997-1998 kishte një komision për hartimin e ri të Kushtetutës. Ishte propozuar krijimi i një parlamenti me dy dhoma dhe ishte gati për realizim, por PS në atë kohë e refuzoi për arsye të brendshme. Një mungesë vizioni e tillë e ndryshonte rrjedhën e Shqipërisë,” tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More