Në 24 orët e fundit më shumë shi ka reshur në Kumanovë

nga D. V.

Shkup, 13 mars – Në 24 orët e fundit më shumë ka rënë shi në Kumanovë, 15 l/m2, ndërsa më pak 1 litër për metër katror në Pretor, Strumicë, Gjevgjeli, Berovë, Topollçan.

Sipas DPHM-së, 14 l/m2 kanë rënë në Lazaropole, 13 në Hanet e Mavrovës, 11 në Krushevë, 10 në Kriva Pallankë dhe Tetovë, në Pozharanë 10, në Shkup-Petrovec 8, Kodrën e Diellit, 5 në Veles, 4 në Shkup-Zajçev, në Ohër dhe 2 në Manastir, Shtip dhe Vinicë.

Moti sot është i ndryshueshëm, me vranësira dhe me reshje lokale shiu dhe bubullima. Në mëngjes proceset do të jenë më intensive në pjesët lindore ku do të marrin formën e stuhive me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme (20 l/m2), erëra të forta (mbi 60 km/h) dhe kushte për breshër të izoluar. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 17 deri në 24 gradë.

Në Shkup me vranësira të pjesshme me erë mesatare deri të fortë jugore. Paradite do të ketë reshje të herëpashershme të dendura shiu dhe kushte për shtrëngata në pjesë të luginës, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohen.

Temperatura maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More