NË EMËR TË ATIT

nga D. V.

Teksti dhe muzika: Bono Vox dhe Gavin Friday (kolona zanore e filmit In The Name of The Father)
Përktheu: Agron Shala

Eja tek unë
Eja, shtriju pranë meje
Oh, mos ma moho dashurinë tënde
Më bëj të kem kuptim
Hyr në derën time
Mos u fshih në korridor
Oh, dashuri, lëviz
Do të të ndjek
Do të të ndjek

Në emër të uiskit
Në emër të këngës
Ti nuk e ktheve kokën prapa
Ti nuk përkisje
Në emër të arsyes
Në emër të shpresës
Në emër të fesë
Në emër të drogës
Në emër të lirisë
Ti u largove
Për të parë ndriçimin e diellit
Në ditën e dikujt tjetër
Në emër të Junajtedit
Dhe BBC-së
Në emër të Xhorxh Bestit
Dhe LSD-së
Në emër të Atit
Dhe gruas së tij Shpirtit
Ti the se jo
Ata thanë se po
Në emër të drejtësisë
Në emër të qejfit
Në emër të Atit
Në emër të Birit

Më thirr

Askush nuk dëgjon
Po pres të të dëgjoj, dashuri
Rri me mua
Është ftohtë në tokë
Por, ka paqe në tingullin
E së bardhës dhe të zezës
Që përzihen
Do të të ndjek

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More