Shkup, 25 korrik – Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata, me intensitet të rritur jashtë mjediseve urbane. Frekuencë të rritur të automjeteve ka në vendkalimin kufitar Tabanoc ku për hyrje në vend pritet rreth 40 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
