Negociatat për Gazën, Katari: Nëse Hamasi i dorëzon pengjet, lufta do të marrë fund, ne presim…

nga L. M

“Ne presim rezultatet e negociatave në ditët në vijim në lidhje me armëpushimin. Kjo pyetje duhet t’i drejtohet së pari qeverisë pushtuese izraelite”, tha zëdhënësi i Katarit.

Al-Ansari tha gjithashtu se ka “shumë detaje që duhen përpunuar” në lidhje me planin 20-pikësh të paqes të Trump për Rripin e Gazës, si pjesë e negociatave që po zhvillohen në Egjipt.

“Është shumë herët për të qenë pesimistë ose optimistë, apo edhe për të diskutuar alternativa ndaj planit të Trump”, theksoi ai.

Së fundmi, ai vuri në dukje se është “e parakohshme” të ketë ndonjë diskutim rreth të ardhmes së zyrës politike të Hamasit në Katar, duke sugjeruar se vendimet për fazën tjetër do të varen nga rezultati i bisedimeve për armëpushim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More