Nenad Rashiq: Kemi vota të mjaftueshme për të paktën një mandat parlamentar

nga Xh M

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq ka shfaqur bindjen e tij se subjekti politik që ai drejton ka marr vota të mjaftueshme për të paktën një mandat parlamentar. Ai ke deklaruar për mediet serbe se “pesha” e votave të partisë së tij është shumë më e madhe se atyre “që u detyruan të votonin” për partitë e tjera serbe. “Ne punojmë shumë me përkushtim. Dua të them se votuesit dhe zërat tanë janë realë, kanë shpirt e zemër. Jo me detyrim, kërcënim, shantazh apo injorancë, por votat tona janë nga njerëz që kuptojnë dhe dinë se çfarë dhe për kë votojnë. Këtë mund ta shihni edhe në votat për kandidatët. Secili kishte një mesazh, qoftë për mua, qoftë për kandidatët e mi në listë. Mund të them lirisht se pesha e votave tona është pakrahasueshme më e madhe”, është cituar të ketë deklaruar mes tjerash, kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More