Nënkalimi pranë Stacionit Hekurudhor në Shkup, i braktisur dhe i mbushur me mbeturina në gjendje horror

nga Xh M

Shkup, 29 shtator – Nënkalimi pranë Stacionit Hekurudhor në Shkup, që përdoret çdo ditë nga shumë qytetarë, ndodhet në një gjendje alarmante.

Hapësira është e mbushur me mbeturina, ka erë të keqe dhe hyrja në stacion duket e braktisur, duke mos i ngjajtur një stacioni që përdoret nga qindra njerëz çdo ditë, transmeton Zhurnal.mk

Ky nënkalim, që lidh pjesë të ndryshme të qytetit me stacionin e autobusëve dhe stacionin hekurudhor, nuk është mirëmbajtur prej kohësh.

Qytetarët që kalojnë aty çdo ditë ankohen për mungesë higjiene, mbeturina të shpërndara, infrastrukturë të dëmtuar dhe erë të padurueshme, sidomos në mëngjes dhe pasdite.

“Duket si të ketë urinë dhe myk, dhe kam parë edhe minj. Çdo ditë duhet të kaloj këtu për në punë,” thotë një qytetare e Shkupit që përdor rregullisht stacionin e autobusëve pranë hekurudhës.

Një problem shtesë është edhe ndriçimi i dobët gjatë mbrëmjes, që e bën hapësirën të pasigurt. Edhe pse ndodhet në zonë qendrore, ky vend duket i harruar nga autoritetet.

Qytetarët thonë se situata vazhdon prej kohësh, ndërsa apeli i tyre për ndërhyrje nga Komuna e Shkupit mbetet pa përgjigje.

Edhe pse kjo zonë është një pikë tranziti e rëndësishme për pasagjerët e transportit ndërkombëtar dhe ndërqytetas, duket se institucionet përgjegjëse nuk i japin vëmendjen e duhur mirëmbajtjes dhe rregullimit të saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More