Nesër mbledhja për shkarkimin/ Mbrojtja e Veliajt: Këshilli Bashkiak nuk ka tagër ligjor për të marrë këtë vendim

nga L. M

Ka reaguar mbrojtja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në lidhje me mbledhjen e thirrur nga Këshilli Bashkiak.

Sipas mbrojtjes, ky njoftim (i Këshillit Bashkiak) nuk përmban asnjë vendimmarrje të vetë Këshillit Bashkiak lidhur me garantimin e së drejtës kushtetuese të kryebashkiakut për t’u mbrojtur, dëgjuar dhe shprehur qëndrimin e tij.

Sipas mbrojtjes së Veliajt, Këshilli Bashkiak nuk ka asnjë tagër ligjor për të marrë vendime në emër të Këshillit.

Reagimi:

Në datën 22 shtator 2025, Sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka bërë publik një njoftim (nuk ka një njoftim zyrtarë) mbi thirrjen e një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak, të planifikuar për datën 23 shtator, ora 16:00.

Ky njoftim nuk përmban asnjë vendimmarrje të vetë Këshillit Bashkiak lidhur me garantimin e të drejtës kushtetuese të Kryetarit të Bashkisë për t’u dëgjuar, mbrojtur dhe shprehur qëndrimin e tij, siç parashikohet në çdo proces serioz e të drejtë që mund të çojë në një vendim për ndërprerje mandati kushtetues.

Sekretari i Këshillit Bashkiak nuk ka asnjë tagër ligjor për të marrë vendime në emër të Këshillit, dhe aq më pak për të interpretuar mënyrën se si Kryetari i Bashkisë duhet të ushtrojë të drejtën e tij për mbrojtje. Funksioni i Sekretarit është thjesht administrativ, jo politik dhe jo vendimmarrës.
Edhe një ditë para mbledhjes:

• Kryetari i Bashkisë nuk është informuar zyrtarisht për qëllimin e mbledhjes;

• Nuk është dërguar rendi i ditës;

• Nuk janë bërë të ditura shkaqet apo materialet mbi të cilat pretendohet shkarkimi;

• Nuk është garantuar e drejta për t’u dëgjuar e mbrojtur.

Kujtojmë se Kryetari i Bashkisë ndodhet në kushtet e paraburgimit, përmes një mase sigurimi joproporcionale, gjë që kufizon ndjeshëm aftësinë e tij për të qenë prezent me vullneti apo për të ndjekur në mënyrë efektive një proces që mund të prekë statusin e tij si i zgjedhur me votë nga qytetarët e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë, z. Erion Veliaj, mbetet në pritje të një vendimmarrjeje të qartë dhe të dokumentuar nga Këshilli Bashkiak, që garanton në mënyrë të plotë të drejtën e tij për të ushtruar mbrojtjen dhe për të qenë i dëgjuar, siç i takon çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, aq më tepër një të zgjedhuri në mënyrë demokratike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More