Nesër në mbrëmje regjim i veçantë trafiku në Shkup

nga D. V.

Shkup, 30 korrik – MPB Maqedoni njofton se nesër në periudhën nga ora 20:00 deri në orën 04:00, për shkak të xhirimeve të një filmi, bulevardi “11 Tetori” do të mbyllet në të dy drejtimet nga kryqëzimi me bulevardin “Dame Gruev” deri në kryqëzimin me bulevardin “Koço Racin” në Shkup.

Nga MPB thonë se Njësia e sigurisë në trafikun rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë trafiku, me ridrejtimin e trafikut në rrugët përreth.

“Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e lëshuara nga oficerët e policisë në rrugët ku do të zhvillohet eventi”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More