Nevzat Halili u shpall “Doctor Honoris Causa” në 30 vjetorin e UT

nga Xh M

Në përvjetorin e 30-të, Universiteti i Tetovës, mblodhi figura të rëndësishme, përfshirë përfaqësues të Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare, ambasadorë, drejtues fetarë, rektorë universitetesh dhe veteranë të arsimit.

Senati i UT-së nderoi ish-politikanin dhe veprimtarin Nevzat Halili me titullin prestigjioz “Doctor Honoris Causa”.

Halili, i prekur nga nderimi, theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të vlerave kombëtare përmes dijes dhe edukimit.

Rektori i Universitetit, Jusuf Zejneli, në fjalimin e tij tha se ky universitet mbetet simbol i përpjekjeve dhe aspiratave të shqiptarëve për arsim në gjuhën amtare, pavarësisht sfidave të mëdha me të cilat u përball gjatë themelimit ndërkaq në deklaratë për Televizionin Klan nënvizoi se përkushtimi për të ardhmen e këtij Universiteti nuk do të ndalet

Përfaqësuesi i Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare, Mark Gjonaj, vlerësoi rolin e Universitetit të Tetovës si një pikë referimi për shqiptarët kudo në botë, duke theksuar se “një gjuhë, një kulturë dhe një traditë” janë vlera që i bashkojnë të gjithë.

Filantropi Lazim Destani tha se biznesmenët shqiptar do të jenë të përkushtuar në momente të duhura për t`i dhënë mbështetjen e merituar këtij Universiteti

Ceremonia përvjetore rikujtoi sakrificat dhe guximin e të gjithë atyre që kontribuuan në ngritjen e këtij institucioni të rëndësishëm, duke e bërë atë një simbol të dijes dhe përparimit kombëtar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More