Neymar reagon pas ceremonisë së Topit të Artë: Raphinha i pesti? Një shaka!

nga L. M

Ceremonia e Pallone d’Oro 2025 ka sjellë jo pak polemika. Në qendër të vëmendjes nuk është vetëm fitorja e Ousmane Dembélé-së, e kundërshtuar hapur nga familjarët e Lamine Yamal, por edhe renditja finale e dhjetëshes më të mirë.

Ajo që ka shkaktuar më shumë diskutime është vendi i pestë i Raphinha-s, i cili përfundoi pas Salah, Vitinha-s, Yamal-it dhe fituesit Dembélé. Reagimi më i bujshëm erdhi nga Neymar, i cili në një postim të ndarë nga krijuesi brazilian i përmbajtjes Eduardo Semblano, komentoi shkurt:

“Raphinha i pesti, është një shaka?”

Statistikat e Raphinha-s flasin vetë. Ai ishte protagonist absolut në sezonin e fundit me Barcelonën, duke shënuar 34 gola dhe duke dhënë 25 asistime në 57 ndeshje. Kontributi i tij ishte vendimtar në fitimin e kampionatit spanjoll, si edhe të Copa del Rey dhe Superkupës së Spanjës. Trofeu i vetëm që mungoi ishte Champions League, ku Barça u eliminua nga Interi në dy sfida të paharrueshme. Pikërisht ky eliminim, sipas analistëve, bëri që ai dhe Yamal të humbnin terren në renditjen finale.

Kujtojmë se edhe një vit më parë Neymar u përfshi në debatin për çmimin, kur mbështeti hapur bashkëkombësin e tij Vinicius, i cili përfundoi i dyti pas Rodrit. Ajo edicion ishte po ashtu i shoqëruar me polemika, duke bërë që Real Madrid të bojkotonte ceremoninë gala si shenjë proteste.

Kështu, edhe këtë vit, “Topi i Artë” mbetet i mbuluar nga dyshimet dhe debatet, duke konfirmuar se përveç spektaklit sportiv, ai është gjithmonë edhe një fushë e nxehtë polemikash.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More