Nga e enjtja reshje lokale të shiut

nga D V

Shkup, 25 shkurt – Vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit në lugina. Reshje lokale të shiut do të ketë nga e enjtja, ndërsa për shkak të masës më të ftohtë ajrore nga veriu të dielën në male dhe në disa vende më të larta reshjet do të jenë të borës, njoftoi DPHM.

Nesër pritet mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Paradite nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -1 deri 5, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 6 deri 12 gradë.

Në Shkup, mot i ndryshueshëm, paradite në disa pjesë të luginave me paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 11 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More