Nga Peach tek Pierce/ Mbretëria e Bashkuar i kushton rëndësi Ballkanit Perëndimor, diplomat karriere si të dërguar special

nga Xh M

Londër, 7 shkurt – Sir Stuart Peach ishte emëruar i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor në dhjetor të vitit 2021 nga kryeministri britanik, Boris Johnson, si pjesë e përkushtimeve të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për stabilitet dhe paqe në këtë rajon.

Peach, i cili mban titullin “Sir” mori detyrën e re pas dorëheqjes nga detyra e shefit të Komitetit ushtarak të NATO-s më herët gjatë vitit, pozitë të cilën e ka mbajtur nga viti 2018.

Ai kishte shërbyer më herët edhe si Shefi i Shtabit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Më 2000, Peach ka qenë edhe komandant i forcës ajrore të NATO-s në Kosovë.

Në rolin e të dërguarit të posaçëm, Peach punoi me liderë të Ballkanit Perëndimor, me zyrtarë tjerë rreth rajonit dhe aleatë të Mbretërisë së Bashkuar në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë për të mbështetur dhe forcuar stabilitetin rajonal.

Pas Peach, Britania e Madhe sot ka emëruar Karen Pierce si përfaqësuese speciale për Ballkanin Perëndimor, e që detyrën do e merr nga muaji mars.

Pierce, e cila është ndër diplomatet britanike më me përvojë, do të ketë për detyrë t’i çojë përpara synimet strategjike të Britanisë në vendet e Ballkanit, Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë, thuhet në njoftim.

Përveç Britanisë së Madhe, përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor ka edhe SHBA, Bashkimi Europian, Sllovenia etj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More