Nga Porsche, tani në krye të Bentley – marka luksoze njofton shefin e ri

nga D V

Bentley së shpejti do të ketë një udhëheqës të ri në krye.

Në një deklaratë të lëshuar së fundmi, marka luksoze njoftoi se postin e CEO të kompanisë tani do ta marrë Frank-Steffen Walliser.

Ai pason Adrian Hallmark, i cili bëri një largim të papritur për në Aston Martin.

Bëhet e ditur se Walliser ishte pjesë e Porsche që nga viti 1995 prej kur kishte mbajtur pozicione të ndryshme brenda kompanisë.

“Transformimi i vazhdueshëm i industrisë së automobilave do të jetë një detyrë kryesore për Bentley gjithashtu, një detyrë që jam i lumtur ta marrë përsipër me ekipin”, tha Walliser.

Nuk ka dyshim se ai di si të ndërtojë automjete me performancë të lartë.

Kjo pasi ai mori përsipër edhe menaxhimin e serive 911 dhe 718 të Porsche, nga e cila largohet si kreu i zhvillimit të përgjithshëm të automjeteve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More