Nga sot ndalohet qarkullimi i monopatinave elektrike në Shqipëri

nga D. V.

Prej ditës së sotme, në të gjitha rrugët e Shqipërisë ndalohet përkohësisht qarkullimi i monopatinave elektrike. Vendimi është bërë publik një ditë më parë nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në bashkëpunim me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Sipas ministres Koçiu, masa e ndalimit vjen pas shtimit të rasteve të aksidenteve të shkaktuara nga këto mjete elektrike.

Sot i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë. Duhet ta dinë të gjithë se lejimi pas kësaj periudhe do të vlejë vetëm për përdorim vetjak, dhe me rregulla të qarta për korsitë, moshën, pajisjet mbrojtëse dhe shpejtësinë e lejuar”, deklaroi ministrja Koçiu.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2024 janë regjistruar 991 aksidente të lidhura me përdorimin e monopatinave, disa prej të cilave me pasoja të rënda.

Që nga sot, Policia e Shtetit do të ndalojë çdo monopatinë që qarkullon në rrugë. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces, pasi qëllimi është mbrojtja e jetës dhe sigurisë publike” tha Proda.

Shqipëria i bashkohet kështu disa vendeve të tjera evropiane, si Franca, Italia, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut, që kanë vendosur kufizime apo ndalime për përdorimin e monopatinave elektrike për shkak të rrezikut të lartë të aksidenteve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More