​Ngjarja e pazakontë e Mauro Icardit në Barcelonë

nga L. M

Sergi Gomez, ish-shok skuadre dhe shok dhome i Mauro Icardit te ekipi i të rinjve të Barcelonës, ka treguar një ngjarje të pazakontë nga koha kur sulmuesi argjentinas ishte pjesë e akademisw “La Masias”.

Në një intervistë për podkastin “Post United”, mbrojtësi 33-vjeçar tha: “Një ditë ai më ftoi në park. Sapo mbërritëm, ai tregoi një pëllumb në një pishë. Mori një gur dhe e hodhi me një llastiqe që e kishte bërë një ditë më parë, duke e goditur. Pëllumbi ra nga 20-30 metra lartësi, dhe kur u kthyem në “La Masia”, Mauro ia këputi pendët, e gatuajti dhe e hëngri para meje.”

Gomez shtoi se kanë luajtur bashkë për tre ose katër sezone dhe se në atë kohë mendoi: “Nëse ky ishte fillimi, kush e di çfarë mund të prisja pas kësaj.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More