Ngjyrat e vjeshtës pikturojnë Malin e Nemërçkës në Përmet

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje mahnitëse nga Mali i Nëmërçkës, që shfaqet në ngjyrat e vjeshtës në zemër të Jugut të Shqipërisë.

Mali i Nemërçkës, po shnddërrohet në një prej destinacioneve të preferuara të turizmit malor vitet e fundit.

“Pamje vjeshte nga Mali i Nemërçkës, në zemër të Jugut të Shqipërisë, mes qetësisë së Përmetit dhe hijeshisë së Vjosës”, shkruan Rama, teksa ka publikuar videon në rrjetet sociale.

Mali i Nemërçkës është pjesë e një vargmali mes Përmetit dhe Gjirokastrës. Nëmërçka ka një shpat të mprehtë malor që bie direkt në Luginën e Vjosës. Maja më e lartë është Maja e Papingut, ose Maja e Dritës, 2485 metra, që është dhe pika më e lartë e gjithë vargmalit Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë. Të tjera maja të këtij mali janë: Maja e Gatakut, Maja e Qesarit dhe Maja e Poliçanit.

Turizmi malor në Shqipëri vlerësohet si një nga resurset turistike më të mëdha të vendit, krahas bregdetit, duke tërhequr turistë të huaj dhe vendas.

Përmirësimi i infrastrukturës, sigurisë dhe investimet në këtë sektor po rriten dita-ditës, duke shtuar dhe të ardhurat për banorët dhe operatorët turistikë.

Turizmi malor jo vetëm po e zgjat sezonin në vendin tonë, por edhe po diversifikon ofertën e atraksioneve për turistët vendas e të huaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More