Ngordh një bizon në Kopshtin Zoologjik në Shkup

nga D. V.

Shkup, 11 shtator – Kopshti Zoologjik në Shkup njofton se mëngjesin e sotëm ka ngordhur bizoni europian, i cili që nga viti 2011 ishte banor i Kopshtit Zoologjik të Shkupit.

Kafsha ishte 17 vjeçare, ndërsa autoritetet shpjegojnë se jetëgjatësia e bizonëve është nga 14 deri në 20 vjet.
“Me pikëllim të madh ndajmë lajmin se bizoni ynë europian, i cili ishte 17 vjeç, ka ngordhur këtë mëngjes. Jeta mesatare e këtyre kafshëve është nga 14 deri në 20 vjet. Ky përfaqësues madhështor dhe i rrallë i faunës së egër europiane që nga viti 2011 ishte një nga banorët më mbresëlënës të kopshtit tonë zoologjik. Rreth një vit e gjysmë më parë, atij iu diagnostikua pneumonia, pas së cilës filloi një proces i gjatë terapie dhe monitorimi të kujdesshëm nga ekipi ynë i veterinerëve dhe kujdestarëve të tij. Megjithëse me shumë përkushtim arritëm ta stabilizonim gjendjen e tij, gjatë dy javëve të fundit ai përsëri shfaqi shenja dobësie dhe vështirësi në frymëmarrje. Menjëherë iu aplikua një terapi intensive ditore me antibiotikë, e përcaktuar sipas antibiogramit, si dhe mbikëqyrje e vazhdueshme, por fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona, nuk arritëm ta shpëtonim”, thonë nga Kopshti Zoologjik në Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More