Shkup, 7 gusht – Zëvendëskryeminitri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot njoftoi se kompania ajrore “Wizz Air” ka filluar me shitjen e biletave për linjën e re ajrore Shkup – Keln.
“Kjo linjë ajrore ka shumë rëndësi për zhvillimin e turizmit, për diasporën tonë dhe për zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit. Vazhdojmë të zhvillojmë transportin ajror në Maqedoni,” ka shkruar Nikolloski në Fejsbuk.