Nikolloski për vizitë pune në Athinë, do të bisedohet për lidhje më të mirë rajonale

nga Redaksia

Shkup, 23 shtator – Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski prej sot është për vizitë dyditore të punës në Athinë, ku do të realizojë takime të punës me përfaqësues të lartë të Qeverisë së Greqisë. 

Në kuadër të vizitës, është planifikuar takim me zëvendëskryeministrin Kostis Katzidakis, ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Hristos Dimas, si dhe me ministrin alternativ për Infrastrukturë dhe anëtar i Parlamentit, Konstantinos Kiranakis. Gjithashtu është paraparë takim edhe me udhëheqësinë e portit Pirea. 

Siç informojnë nga Ministria e Transportit, në takime është paraparë që të bisedohet për bashkëpunimin ekonomik mes të dyja vendeve, si dhe për lidhje më të mirë rajonale. Do të bisedohet edhe për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë në korridorin 10, që do të kontribuojë shumë për zhvillim të tregtisë dhe shkëmbimit mes dy shteteve, ndërsa do të përfaqësojë edhe arterie kryesore për lidhje të porteve greke me Evropën Qendrore. 

Në kuadër të takimeve është planifikuar që të hapen tema për përparimin e komunikacionit në Korridorin 10 dhe 10-d, rritjen e efikasitetit në transportin rrugor dhe hekurudhor, për promovimin e komunikacionit ajror, si dhe përparimin e bashkëpunimit rajonal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More