Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njftuar se ka nisur hetimet rreth vdekjes së 24 vjeçare në rrugën “Garibaldi”, te hoteli “Grand”.
Lajmin për hetimin mbi vdekjen e të riut e ka konfirmar, për RTK, Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Prokurori kujdestar ka dal ne vendin e ngjarjes gjate te cilit ka humbur jetën një person i moshës 24 vjeçare, ku prokurori i shtetit hapur rastin “Hetim mbi vdekjen” po ashtu prokurori i çështjes ka autorizuar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, ka thënë Shala.
Policia ka konfirmuar vdekjen e një personi që ka rënë nga lartësia te hoteli “Grand” në Prishtinë.