Një çift i moshuar humb jetën në Kriva Pallankë

nga Xh M

Dy bashkëshortë të moshuar kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm nga zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre në rr. “Heroj Karposh” në Kriva Pallankë, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

“Sektori për intervenime dhe koordinim në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) ju informon se në orën 08:57 është marrë denoncim për djegien e një shtëpie në rrugën ‘Heroj Karposh’ në Kriva Pallankë. Në shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë nëntë zjarrfikës me dy automjete kundër zjarreve. Zjarri është shuar në orën 10:00. Gjatë shpërthimit të zjarrit ka pasur gjithashtu dy bashkëshortë të moshuar (mbi 80 vjeç)”, informojnë nga QMK-ja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More