Një goditje e madhe për shoferët e automjeteve elektrike në vendet e BE-së

nga D. V.

Shumë pronarë veturash elektrike sot i karikojnë automjetet e tyre elektrike duke paguar direkt në stacionin e karikimit, pa qenë anëtarë apo abonentë të kompanive që menaxhojnë këto stacione.

Ky lloj karikimi quhet karikim ad hoc dhe përfshin pagesë një herë. Para një viti, BE-ja, përmes rregullores AFIR, vendosi që të gjithë stacionet e karikimit duhet të ofrojnë këtë opsion. Megjithatë, tani Klubi Gjerman i Automjeteve (ADAC) paralajmëron për mangësitë e karikimit ad hoc.

Është kryer një test i gjerë në stacionet e karikimit pranë autostradave, ku janë studiuar ndryshimet në çmime midis karikimit me anëtarësi dhe pa anëtarësi. Diferencat në çmime u treguan shumë të mëdha dhe karikimi i veturës elektrike pa anëtarësi është shumë më i shtrenjtë. Në një prej stacioneve, çmimi ndryshonte deri në 62 për qind.

Përveç çmimeve, teknologjia ndonjëherë nuk ishte e përshtatshme për konsumatorët. Disa pika pushimi dhe stacione për kamionë ende kanë stacione të vjetra pa lexues kartash, të cilat mund të përdoren vetëm përmes kodit QR, kartës së përdoruesit ose aplikacionit të ofruesit përkatës.

Për shkak të periudhës tranzitore deri në fund të vitit 2026, kjo ndoshta është ligjërisht e pranueshme, por e pakëndshme për konsumatorët.

ADAC thotë se ndryshimet në çmime janë kryesisht për shkak se kompania dëshiron të detyrojë pronarët e veturave elektrike të bëhen anëtarë, që është një praktikë e padrejtë biznesi, veçanërisht në kohën kur synohet të përhapet përdorimi i lëvizjes elektrike. Një tjetër kritikë është transparenca e çmimit të karikimit. Çmimet shpesh nuk janë të dukshme qartë.

Siç shihet në tabelë, ndryshimet më të vogla janë në rrjetin e stacioneve Ionity (të cilat i kanë themeluar BMW, Ford, Hyundai, Mercedes-Benz dhe grupi Volkswagen, duke përfshirë Audi dhe Porsche), ndërsa ndryshimet më të mëdha janë në EWE GO. Kjo është një goditje e madhe për financat e shoferëve. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More