Një papagall po kërkon shtëpi të re – por kujdes, ai përdor “një gjuhë të fortë”

nga D. V.

Një grup shpëtimi kafshësh në Rhode Island po kërkon një shtëpi të re për një papagall me “një fjalor mjaft të veçantë”.

Papagalli, i quajtur Hendrix, u shpëtua nga një shtëpi ku ishte kequshqyer dhe ishte pothuajse pa pendë.

Pas një diete të shëndetshme, pendët po i rikthehen ngadalë, por ai ka një problem tjetër: fjalori i tij përmban kryesisht fjalë të papërshtatshme dhe fyerje.

Stafi i shpëtimit paralajmëroi se kush e adopton Hendrix-in do të duhet të përballet me një papagall “me gjuhë të fortë”.

Megjithatë, deri tani janë marrë mbi 50 kërkesa për adoptim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More