Një Rubens, i zbuluar pas katër shekujsh, shitet për 2,94 milionë euro

nga D. V.

Një pikturë e Jezu Krishtit nga mjeshtri flamand, Peter Paul Rubens, e cila mendohej e humbur prej shekujsh, u shit 2,94 milionë euro (3,41 milionë dollarë) në një ankand në Francë, tha organizatori i ankandit Jean-Pierre Osenat.

”Piktura, e cila pritej të shitej për një çmim midis 1-2 milionë eurove, u zbulua së fundmi në një rezidencë në Paris, pasi ishte fshehur prej shekujsh”, tha Osenat, duke e përshkruar veprën si një “kryevepër”.

Mjeshtri më i famshëm barok i Evropës pikturoi “Krishtin në kryq” në fillim të shekullit XVII, sipas Osenat.

Vepra ka përmasa 73,5X105,5 centimetra.

Sipas medias franceze, piktura mendohej e humbur që nga viti 1613 dhe u gjet në vitin 2024 në një pronë që organizatori i ankandit po përgatitej ta shiste.

Rubens u lind në Siegen në shtetin gjerman të North Rhine-Westphalia në vitin 1577 nga refugjatë holandezë të luftës dhe u rrit në Këln përpara se familja e tij të kthehej në Antwerp.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More