Një shkupjane e humbi jetën nga goditja e motoçikletës

nga Xh M

Një shkupjane e humbi jetën nga goditja e motoçikletës gjatë ditës së djeshme, informuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Rreth orës 12:20 në Sektorin e Punëve të Brendshme – Shkup, është raportuar se në bulevardin “Kërste Misirkov”, në afërsi të kryqëzimit me bulevardin “Goce Dellçev” në qytet, një motoçikletë “honda” me targa të Shkupit , i drejtuar nga E.S., (26) nga Shkupi, e ka goditur këmbësorin A.I.

“Nga plagët e marra, në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë 74-vjeçarja A.I.. Nga mjetë e Ndihmës urgjente mjekësore është konstatuar vdekja, kurse motoçiklisti ka pësuar lëndime të lehta trupore, të konstatuara në një spital privat në Shkup, sqarojnë nga MPB-ja.

Është kryer kontroll nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga SPB – Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More