North West shokon me kostumin e Halloween-it, vishet si…

nga D. V.

North West, vajza 12-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West, ka befasuar ndjekësit me zgjedhjen e saj kreative për Halloween-in e këtij viti.

Në një video të publikuar në profilin e përbashkët të saj me Kim Kardashian në TikTok, North u shfaq e veshur si transmetuesi i njohur i “Twitch”, Kai Cenat.

Për transformimin, ajo kishte veshur një xhaketë gri, kravatë të kuqe, paruke dhe mjekër artificiale, duke imituar në mënyrë të përkryer stilin e humoristit dhe streamer-it të famshëm.

Ndërkohë, shoqet e saj zgjodhën kostume të frymëzuara nga personalitete të tjera të internetit.

Zgjedhja e North u bë menjëherë virale, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Fëmijët nuk shikojnë më filma vizatimorë, tani ndjekin Twitch – bota ka ndryshuar vërtet

-shkroi një përdorues.

Ndërsa një tjetër komentoi:

North e studion internetin sikur të ishte profesion i saj.

Pati edhe reagime pozitive, me shumë ndjekës që e vlerësuan origjinalitetin e saj.

North West sapo bëri bashkëpunimin më të mirë të Halloween-it të vitit 2025

-shkroi një komentues.

Shumë përdorues e panë këtë si shenjë të ndryshimit të brezave, duke theksuar se sot fama matet ndryshe:

Kur fëmijët e të famshmëve vishet si YouTuber-a dhe streamer-a, e kupton se ikonat e reja të kulturës janë online.

Kai Cenat, të cilin North zgjodhi të imitojë, është një nga figurat më të njohura të platformës Twitch dhe një simbol i ndikimit të mediave digjitale në kulturën moderne.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More