Nxënësit e japin maturën shtetërore, MASH dhe QSHP u dëshirojnë sukses dhe presin të ndihmojë në rendin më të mirë

nga Xh M

Këtë vit pres gjithçka të kalojë me rend dhe qetë, me shumë më pak veprime të padëshiruara, respektivisht kopjim, që ka ndodhur në të kaluarën. Nëxnësve u dëshiroj fat, sukses dhe karrierë të suksesshme, ose në fakultet ose në tregun e punës, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot në fillimin e dhënies së provimit të parë ekstern nga matura shtetërore, gjuha amtare dhe letërsia.

Në ora 10 filloi dhënia e pjesës së parë të maturës shtetërore në shkollat e mesme, respektivisht në amfiteatrat e fakulteteve për ato shkolla, të cilat nuk kanë kushte hapësinore. Maturën e japin rreth 15.000 maturantë, ndërsa procesin e mbikëqyrin rreth 2.000 testues.

Janevska e vizitoi Fakultetin bujqësor pranë UCM-së, ku provimin e japin maturantët nga shkollat “Marija Kiri Skllodovska” dhe “Dimitar Vllahov”, siç tha, për të inspektuar se si po zhvillohen punët.

“Gjiththçka është në rregull, falënderoj Fakultetin bujqësor dhe të gjitha fakultet dhe universitetet tjera që ndihmojnë sistemin arsimor. Nxënësve ju dëshiroj dhënie të suksesshme të provimit dhe sukses të mirë. Testuesit dhe vëzhgusit i porositi ta kryejnë punën e tyre me përgjegjësi dhe theksoj se rregullativa ligjore është e përforcuar dhe nuk pres që askush të hyjë në rrezik për të nxitur sanksione të ndryshme”, tha Janevska, pasi i vizitoi maturantët që sot e japin provimin në Fakultetin bujqësor.

Nxënësit i porositi se kjo është pjesë përbërëse nga arsimimi i tyre dhe se “nuk ka nevojë për kurrfarë strese”.

“Materialin e kanë kaluar dhe vetëm duhet ta përsërisin. Prej tyre pres të mos përdorin metoda të ndryshme inovative që të vijnë deri te përgjigjet e sakta, pasi ata hyjnë në rrezik të humbin një vit të plotë. Nxënësve u dëshiroj fat, sukses dhe karrierë të sukseshme, ose në falkultete, ose në tregun e punës”, deklaroi Janevska.

Ajo shpjegoi se sanksionet kanë të bëjnë me testuesit që “shikojnë përmes gishtave dhe nuk shohin asnjë fletë, telefon apo libër”, dhe në atë rast, tha, Qendra shtetërore për provime do të duhet të marrë masa. Ata do të hiqen menjëherë nga procesi dhe do të zëvendësohen me tjerë, e pastaj do të pasojnë edhe sanksione. Sa i përket sanksionimit të studentit, tha ajo, gjëja më e tmerrshme do të jetë se ai do të largohet nga provimi.

“Nuk pres që ai që kopjon ta dijë fare, me siguri do të humb tërë vitin deri në provimin e ardhshëm të maturës, që do të thotë se ka humbur një vit nga jeta e tij ose të hyjë në tregun e punës ose të hyjë në fakultet”, shtoi ministrja.

Edhe drejtoresha e Qendrës shtetërore për provime, Daniela Jovçevska-Mihajlovska, gjithashtu u uroi sukses të gjithë maturantëve, me pritjen se këtë vit rezultatet e maturës do të jenë më objektive se ato të vitit të kaluar. Ato duhet të publikohen jo më vonë se një muaj pas dhënies së provimit të dytë ekstern, respektivisht rreth datës 10 korrik.

“Uroj një ditë të suksesshme atyre që sot japin provimin e parë të maturës shtetërore – në gjuhët e tyre amtare. QSHP ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme. Gjatë gjithë vitit, kemi punuar shumë që sot të jemi gati për të dhënë provimin e parë të maturës shtetërore. Materiali i provimit është në shkolla dhe duhet të shpërndahet. Ju uroj një ditë të suksesshme të gjithë maturantëve, të gjithë mësuesve që janë në rolin e testuesve që ta marrin detyrën e tyre sot me përgjegjësi maksimale, sepse roli i tyre është vendimtar në këtë punë tonën”, tha Jovçevska-Mihajlovska.

Sipas të dhënave nga Qendra shtetërore për provime (QSHP), për provimin e maturës së këtij viti janë regjistruar 15.004 kandidatë. Prej tyre, 8.816 nxënës janë nga shkollat ​​e mesme profesionale, 5.966 nga gjimnazet dhe 222 nga shkollat ​​për edukim artistik.

Për provimin e parë të sotëm ekstern – gjuhë amtare dhe letërsi, i cili është i detyrueshëm për të gjithë maturantët, 9.969 nxënës janë regjistruar për gjuhën maqedonase, 4.339 për gjuhën shqipe, 292 për gjuhën turke dhe 10 nxënës për gjuhën serbe.

Provimi i dytë ekstern i maturës shtetërore, i cili është zgjedhor për nxënësit, do të jepet më 11 qershor.

Provimi i maturës shtetërore në sistemin tonë arsimor është zbatuar që nga viti 2007, në sesionet e provimeve të qershorit dhe gushtit. E vetmja herë që nuk u organizua ishte në fund të vitit shkollor 2019/2020 për shkak të pendemisë me Kovid.

Me ndryshimet e miratuara në Ligjin për arsimin e mesëm, nga viti i ardhshëm akademik do të zbatohet një koncept i ri i maturës shtetërore, i cili parashikon dhënien e një provimi të veçantë të maturës shtetërore për arsimin profesional, për arsimin gjimnazist dhe atë artistik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More