Nxënësit në Trubarevë i kthehen mësimit me prezencë fizike

nga D. V.

Shkup, 22 shtator – Rreth 1.800 nxënës nga katër shkolla fillore në Trubarevë prej sot vazhdojnë mësimin me prezencë fizike, pasi që me vendimin e Qeverisë dhe MASH-it javën e kaluar mësuan onlajn për shkak substancave të dëmshme pas zjarrit në depon për riciklim të mbeturinave. 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Vesna Janevska sot deklaroi se nëse marrin informacion nga ministritë kompetente për kërcënimin ndaj shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve, përsëri do të reagojnë shpejt dhe ata do të mësojnë onlajn. Por, tani për tani, tha, nuk ka rrezik. 

“Nxënësit nga katër shkollat ​​në Trubarevë prej sot janë me prezencë fizike. Nëse Ministria e Mjedisit Jetësor ose Ministria e Shëndetësisë na informojnë për ndryshim të gjendjes, ashtu siç vendosëm menjëherë të ndiqnim mësimet onlajn të shtunën dhe të dielën, do ta bënim përsëri atë. Por, tani për tani nuk ka rreziqe dhe ato do të shkojnë me prani fizike, sepse nuk ka mësimdhënie më të mirë dhe sukses më të mirë të studentëve përveçse me praninë fizike”, deklaroi Janevska gjatë vizitës në shkollën “Shën Naumi i Ohrit”. 

Nga 14 deri më 19 shtator, mësimi onlajn u organizua në shkollat ​​fillore “Krum Toshev”, “Negosh”, “Vera Josiq” dhe “Naum Naumovski Borçe”, të cilat ndodhen në territorin e komunës së Gazi Babës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More