Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut: Mbështetja për “Makprogresin” është mbështetje ndaj ekonomisë së Maqedonisë

nga D. V.

Shkup, 9 shtator – Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, të premten do të mbajë takim me rrjetet e supermarketeve, në të cilin do të diskutohet se çfarë forme fushate do të realizohet përmes shitjeve me pakicë me qëllim rritjen e shitjeve të produkteve të “Makprogres” Vinicë.

Siç informon Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, ideja e një biznesi të tillë të përbashkët dhe të unifikuar të organizuar nga Oda ka për qëllim mbështetjen e “Makprogresit” pas zjarrit i cili shkatërroi seriozisht një pjesë të pronës, pajisjeve dhe kapitalit të fabrikës, ndërsa duke marrë parasysh afirmimin e saj tashmë të provuar të eksportit.

“Stimulimi i rritjes së konsumit vendas të produkteve të ‘Makprogresit’ sipas projeksioneve të menaxhmentit të ‘Makprogresit’, ndërsa në koordinim me aktivitetet e Odës, mund të jetë një mbështetje serioze për sigurimin e mbijetesës së fabrikës, por më e rëndësishmja, e vetmja mënyrë për t’i mbajtur të gjithë punëtorët në punë në kompani pa shkaktuar efekt negativ ndaj punonjësve dhe standardi i tyre i jetesës”, theksohet në kumtesë.

Siç është paralajmëruar, koncepti për punën e ardhshme të “Makprogresit” dhe për zhvillimet në fabrikë, njeriu i parë në “Makprogres”, Glogor Cvetanov do t’i kumtojë të pranishmit në takimin e Odës të premten.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More