Shkup, 1 korrik – Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, me iniciativë të kryetarit të Odës Branko Azeski, sot në Shkup organizon piknik me titull “Shoqërim afarist me anëtaret më të suksesshme.
Qëllimi, siç theksojnë nga Oda Ekonomike, është që përmes shoqërimit joformal dhe atmosferës së këndshme, të shkëmbehen përvoja, dilema, sfida me të cilat përballen kompanitë.
