OEMVP apel prindërve dhe nxënësve: Zgjidhni shkollat e mesme profesionale

nga Xh M

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore u bën thirrje nxënësve që kanë përfunduar arsimin fillor të orientohen drejt shkollave të mesme profesionale, në drejtimet që ofrojnë aftësi konkrete dhe praktike për tregun e punës. Fuqizimi i arsimit profesional është thelbësor për krijimin e kuadrove të kualifikuara dhe për ndërtimin e një fuqie punëtore të qëndrueshme dhe konkurruese.

“Veçanërisht inkurajojmë orientimin drejt profesioneve deficitare, ku kërkesa në treg është në rritje dhe mundësitë për punësim janë të sigurta”, thuhet në kumtesën e OEMVP-së.

OEMVP, njëherësh inkurajon dhe mbështet çdo nismë që e lidh arsimin me ekonominë dhe kontribuon në zhvillimin afatgjatë të kapitalit njerëzor në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More