OpenAI do të bllokojë përdoruesit në Kinë që duan të përdorin ChatGPT

nga Xh M

OpenAI planifikon të bllokojë përdoruesit në Kinë nëse duan të përdorin ChatGPT. Shërbimi nuk është zyrtarisht i disponueshëm në Kinë, por përdoruesit dhe zhvilluesit mund ta përdorin atë përmes API-së së kompanisë.

Tani mediat në Kinë po raportojnë se OpenAI ka filluar t’u dërgojë email përdoruesve në Kinë, duke treguar planet për të bllokuar qasjen në ChatGPT nga 9 korriku.

Megjithëse shërbimet e OpenAI janë të disponueshme në më shumë se 160 vende, Kina nuk është në mesin e tyre. Sipas udhëzimeve dhe kushteve të përdorimit të kompanisë, përdoruesit që përpiqen të qasjen në produktet OpenAi në vende të pambështetura mund të bllokohen ose pezullohen – megjithëse kompania nuk e ka bërë këtë në mënyrë eksplicite deri më tani.

Tani për tani, nuk dihet pse OpenAI vendosi për këtë veprim, megjithëse përkon me presionin që vjen nga Uashingtoni dhe i referohet kufizimit të qasjes kineze në teknologjitë më të mira që po zhvillohen në SHBA.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More