Policia e Kosovës respektivisht njësia hetimore nga Departamenti i Kufirit me datën 20.08.2025 rreth orës 20:30 gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës se gjelbër, ka hasur në një person të dyshuar i cili ishte duke e bartur një çantë dhe ishte i armatosur.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se zyrtarët policorë kanë tentuar ta ndalojnë të dyshuarin, mirëpo i njëjti ka hedhur çantën dhe ka ikur në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.
Në çantë është gjetur sasia e substancës narkotike e marihuanës, rreth 21 kilogramë.
Për veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent me udhëzim të të cilit është inicuar rasti i cili mbetet të trajtohet nga DHTN – Prizren.